Hoxha: Pavarësisht sulmit në Banjskë, në sytë e ndërmjetësuesve s’ka ndërruar asgjë

Hoxha: Pavarësisht sulmit në Banjskë, në sytë e ndërmjetësuesve s’ka ndërruar asgjë

Analisti Dibran Hoxha ka thënë se pavarësisht sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, në sytë e ndërmjetësuesve të dialogut Kosovë-Serbi, nuk ka ndërruar asgjë.

Kështu u shpreh ai në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini ku po diskutohet për planin e ri të dialogut dhe mesazhet e emisarëve.

“Pak e çuditshme qysh ky postim vjen pak ditë pas takimit me pesëshen evropiane. Kam frikë që këto lloj postimi të Kurtit po bëhen për konsum të brendshëm. Nëse vjen ky postim dy ditë pas vizitës së emisarëve dhe merr aq shumë pëlqyeshmëri në publik ne duhet të pyesim se sa mbërrin këto të përçojnë dhe validohen në tryezën me takimet me emisarët. Në gjithë këtë dinamikën e ngjarjeve përfshirë edhe Banjskën nuk paska ndërruar asgjë në sytë e ndërmjetësve sepse Lajçak tha pavarësisht Banjskën Asociacioni duhet të formohet”, tha ai.

Related Articles