Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e 160-të në mënyrë elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar dy pika.
“Ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 20/165 për emërimin e Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës”.
“Vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 1,675,150 euro për ndërmarrjen publike TREPÇA Sh. A”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.