I keqësohet gjendja shëndetësore një minatori të Trepçës gjatë grevës, në minierë futet ekipi mjekësor

I keqësohet gjendja shëndetësore një minatori të Trepçës gjatë grevës, në minierë futet ekipi mjekësor

Një minatorit të Minierës së Trepçës i është keqësuar gjendja shëndetësore gjatë grevës të cilën ata po e mbajnë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi.

“Ekipi mjekësore ka shkuar në minierë dhe për momentin i njëjti po e merr ndihmën mjekësore. Deri në këto momente nuk kam më shumë informacione për sa i përket gjendjes së tij shëndetësore”, ka thënë Jonuzi.

Kujtojmë se minatorët e Minierës me Flotacion janë futur sot në grevë ku kërkojnë realizimin e pagës mujore, shkarkimin e kryeshefit dhe sigurime shëndetësore e kushte të punës.

Related Articles