Paçarizi: Për të dalë nga sanksionet Kosova duhet të gjejë zgjidhje për de-eskalim

Paçarizi: Për të dalë nga sanksionet Kosova duhet të gjejë zgjidhje për de-eskalim

Analisti politik, Rrahman Paçarizi, ka folur për sanksionet e Bashkimit Evropian të vendosura ndaj Kosovës dhe mënyrën e largimit të tyre.

Ai, në Rubikon të Klan Kosovës, ka deklaruar se Kosova për të dalë nga sanksionet duhet të gjejë një metodë për de-eskalim të situatës të tanishme me zhvillimet në veri.

“Llogaritet shkurti si afati i fundit, a guxojmë me mendu që për 4 muaj do të ndodh një përparim i tillë? Shiko i kemi kryetarët e komunave që duhet me gjet zgjidhje për t’i larguar nga aty, a me peticion apo me dorëheqje qysh do qoftë merr kohë, merr kohë organizimi i zgjedhjeve, merr kohë themelimi i Asociacionit për t’u bërë pastaj hapat e tjerë, do të thotë pra nuk ka kohë për asgjë,”

“Kosova për të dalë nga sanksionet duhet të gjejë zgjidhje për de-eskalim, duhet me i largu arsyet për të cilat janë vendosur masat, e një ndër arsyet është edhe largimi i kryetarëve”,ka thënë Paçarizi.

Related Articles