Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq thotë se përzgjedhja e doktorit Zllatko Elek në krye të Listës serbe duhet t’i alarmojë banorët serb që jetojnë në Kosovë.
Ai thotë se pas kësaj, banorët e veriut tani janë nën presion dhe shantazh shtesë.
Bogdanoviq thotë se tash serbët do të kushtëzohen me vota dhe do të luhet me shëndetin e tyre.
“Pas zgjedhjes së doktor Zlatko Elek kryetar i Listës Kriminale Serbe, komuniteti serb në veri të Kosovës tani është nën presion dhe shantazh shtesë! Ose do të votojnë për Dr.Elek dhe kriminelët e Listës Serbe, ose nuk do të kenë kujdesin e duhur shëndetësor!”.