Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtete e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Vlora Çitaku ka kujtuar 22 vjetorin e Ditës së Çlirimit të Kosovës.
“22 vjet më parë #OTD @NATO trupat mbërritën në #Kosovë. Ndjesia dërrmuese e gëzimit që ndiejmë duke parë ato gra dhe burra të guximshëm të rinj që marshojnë në rrugët e qyteteve tona mes brohoritjeve të qytetarëve të egër është e papërshkrueshme. Fotografitë flasin vetë! Faleminderit #NATO”, shkruan Çitaku.
22 vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara.
Më 12 qershor të vitit 1999, pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga Amerika kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze në Kosovë në Serbi dhe Mal të Zi, trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës që do të quhej KFOR, duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare midis popullsisë kryengritëse shqiptare të organizuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave okupuese ushtarake dhe policore serbo-malazeze.