Rusia ka testuar me sukses aftësinë e saj për të kryer një sulm masiv bërthamor nga toka, deti dhe ajri, thuhet në një deklaratë të Kremlinit të mërkurën.
“Lansimet praktike të raketave balistike dhe të lundrimit u bënë gjatë stërvitjes”, thuhet në deklaratë.
Televizioni shtetëror tregoi pmaje të ministrit të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, duke folur me presidentin rus, Vladimir Putin, për stërvitjen.
Në të njëjtën deklaratë të Kremlinit thuhet se një raketë balistike ndërkontinentale “Yars” ishte gjuajtur nga një vend testimi në lindjen e largët të Rusisë, po ashtu ishte lëshuar edhe një raketë balistike nga deti Barents, dhe se bombarduesit me rreze të gjatë Tu-95MS i kishin testuar duke lëshuar raketa lundrimi nga ajri.
Stërvitja vjen në një kohë kur Rusia është e bllokuar në atë që ajo e konsideron si një ngecje ekzistenciale me Perëndimin për Ukrainën dhe pasi e anulon ratifikimin e një traktati historik të testimit bërthamor për të qenë në përputhje me Shtetet e Bashkuara, shkruan Reuters.