Kongresisti Torres: Kosova storie suksesi dhe aleat i palëkundur i SHBA-ve

Kongresisti Torres: Kosova storie suksesi dhe aleat i palëkundur i SHBA-ve

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres ka takuar ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla.

Në një postim në platformën X [ish-Twitter], Torres vlerësoi se Kosova është histori suksesi në Ballkanin Perëndimor dhe aleat i palëkundur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Si kongresmen për Bronksin, që është shtëpia e mijëra shqiptarëve nga Kosova, pata një takim produktiv me ministren e Jashtme, Donika Gërvalla për agresionin që Kosova po përballet gjithnjë e më shumë në veri nga Serbia. Unë jam me Kosovën, e cila është një histori suksesi e demokracisë në Ballkanin Perëndimor dhe një aleat i palëkundur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shkroi ai.

Related Articles