Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, pas takimit që pesëshja evropiane ka pasur me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, ka thënë se u kanë kërkuar të dyja vendeve, Kosovës e Serbisë, që të zbatojnë marrëveshjet e hartuara së bashku në muajt dhe vitet e kaluara.
Meloni tha se Italia, Franca, Gjermania dhe BE-ja janë të përkushtuar për një zgjidhje pas skenarit kritik në mes Kosovës dhe Serbisë dhe janë duke kërkuar një zgjidhje pas një pune shumë të gjatë që është bërë nga këto vende.
“Po përpiqemi të bëjmë hapa përpara dhe u kemi kërkuar të dy liderëve të ndërmarrin hapa përpara në lidhje me zbatimin e dokumenteve dhe marrëveshjeve të hartuara së bashku në vitet e në muajt e kaluar. Do të shohim se si do të shkojë gjatë ditës, shpresojmë të bëjmë hapa përpara”, tha Meloni.
Kujtojmë se pas takimit që kryeministri Albin Kurti, ka pasur me pesëshen evropiane, ai nuk është prononcuar për media, teksa njëjtë ka bërë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.