Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se më 19 nëntor do të thërras Kuvendin e dhjetë Zgjedhor të kësaj partie.
Abdixhiku tha se në po të njëjtën ditë, e thërret edhe anëtarësinë në ngjarjen “e madhe të Konventës Programore ‘Rruga e Re’”. “Në cilësinë e Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, sipas kompetencave të përcaktuara me nenin 17 të Statusit të LDK-së, thërras Kuvendin X Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës me datë 19 nëntor 2023. Le të ketë festë! Le të ringritemi si një”, tha Abdixhiku.