Kurti pyetet për përmbajtjen e propozimit të BE-së: Na është kërkuar të mos flasim

Kurti pyetet për përmbajtjen e propozimit të BE-së: Na është kërkuar të mos flasim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencë për media është pyetur për përmbajtjen e propozimit që solli pesëshja, përfshirë edhe statutin për Asociacionin.

Kurti tha se për këtë i është kërkuar të mos flasë në detaje, por tha se ata e kanë shkruar draftin në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“E respektojmë kërkesën e pesë emisarëve, derisa na kërkohet të mos flasim konkretisht për të. Emisarët kanë deklaruar se e kanë shkruar me kujdes duke pasë parasysh Kushtetutën dhe ligjin. Për bindjen tonë të fuqishme, vetëmenaxhimi i komunitetit serb në Kosovë, s’do të duhet të harrojë sa shumë ka bërë Kosova për serbët që janë të pashembullta edhe për Europën”.

“Kemi hapa prapa, për shkak të militarizimit të politikës atje. Politika atje mendon dhe vepron me gjuhën e forcës, e cila kur nuk janë organet e sigurisë, janë grupet paramilitare që sponzorizohen nga shteti”, shtoi Kurti.

Related Articles