Ndërron jetë vëllau i “Sandokanit”, Afrim Rexha

Ndërron jetë vëllau i “Sandokanit”, Afrim Rexha

Ka ndërruar jetë ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Afrim Rexha, vëllau i një ndër clirimtarëve të orëve të para, Abedin Rexha, i njohur si “Sandokani”.

Lajmin e ka bërë të ditur një faqe në emër të komandantit Abedin Rexha.

Faqja ka bërë të ditur se varrimi do të bëhet nesër, në ora 15:00.

Varrimi do të bëhet në fshatin Vajnik.

Related Articles