Këta janë të dyshuarit për grabitjen e armatosur në pompën e derivateve në Kaçanik

Mbrëmë u raportua për një grabitje të armatosur në pompën e derivateve ‘IP Petrol’ në Kaçanik, ku një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës ka marrë një shumë të parave nga arka dhe më pas ishte arratisur. Megjithatë, i dyshuari rezulton se nuk ka qenë i vetëm në kryerjen e veprës. Policia pas veprimeve hetimore ka arritur që t’i identifikon dy të dyshuarit të cilët janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se të dyshuarit janë Kastriot Çaka dhe Astrit Çaka.

Në kuadër të veprimeve hetimore është intervistuar punëtori i kompanisë, i cili ka deklaruar se të dyshuari tmenjëherë pas kryerjes së veprës është larguar me shpejtësi në një drejtim të panjohur.

Policia në koordinim me Prokurorinë ka kryer bastisje në shtëpitë e të dyshuarve, ku ka gjetur dhe sekuestruar armë zjarri, municion, radiolidhje, narkotikë e maska me të cilat dyshohet se është kryer grabitja.

3 armë të zjarrit , 2 pushkë automatike dhe një pistoletë, sasi e municionit , karikatorë, një radiolidhje, sasi e narkotikëve, një shufër metallike, dorëza , maskë ,telefona”, ka njoftuar Policia.

Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit të rastit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti është cilësuar ‘’Grabitje dhe armëmbajtje pa leje’’.

Related Articles