Deputetja e AAK-së: Kurti po na gënjen neve, BE-ja nuk i lejon mashtrimet e tilla

Deputetja e AAK-së: Kurti po na gënjen neve, BE-ja nuk i lejon mashtrimet e tilla

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka folur për paralajmërimin që presidenti francez i ka dhënë Kosovës për vizat.

Sipas saj, kjo ndodhi për shkak të mashtrimeve të Kurtit.

“U pa paralajmërimi i Macronit që për shkak që e rren, ashtu si po na gënjen neve, ashtu siç po na mashtron neve edhe popullin, e ka mashtruar edhe faktorin ndërkombëtarë, dhe ka qenë në pikëpyetje anulimi i liberalizimi i vizave, sa ka transparencë, sa ka llogaridhënie, sa ka qëndrueshmëri tek lidershipi, mbetet të shihet në ditët në vazhdim”, u shpreh ajo.

Deputetja Kadrijaj thotë se Kurti nuk mundet të mashtrojë Bashkimin Evropian, si popullin.

“Nëse Kurti ka zgjedh ta mashtrojë popullin e Kosovës, të mashtrojë deputetët, mediumet, duke mos qenë transparent, mashtrimet e tilla nuk i lejohen me Bashkimin Evropian dhe vendet aleate”, u shpreh ajo për Front Online.

Related Articles