Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka urdhëruar kthimin e diplomatëve izraelitë nga Turqia pas komenteve të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në një tubim pro-palestinez, në të cilin ai e quajti Izraelin një “pushtues”.
Përmes një postimi në platformën X [ish-Twitter], Cohen i ka quajtur të rënda deklaratat që vijnë nga Turqia.
“Duke pasur parasysh deklaratat e rënda që vijnë nga Turqia, unë kam urdhëruar kthimin e përfaqësuesve diplomatikë atje për të kryer një rivlerësim të marrëdhënieve midis Izraelit dhe Turqisë”, shkroi Cohen.
Erdogan sot i bëri thirrje Izraelit që “menjëherë të ndalë këtë çmenduri” dhe t’i japë fund sulmeve ndaj caqeve në Gazë, pasi forcat izraelite intensifikuan sulmet ajrore, detare dhe tokësore në Rripin e Gazës, të kontrolluar nga Hamasi.
“Bombardimet izraelite në Gazë u intensifikuan mbrëmë dhe sërish shënjestruan gra, fëmijë dhe civilë të pafajshëm, duke përkeqësuar krizën humanitare”, shkroi Erdogan në X.
“Izraeli duhet që menjëherë të ndalë këtë çmenduri dhe sulmet e tij”, shkroi më tej ai.
Given the grave statements coming from Turkey, I have ordered the return of diplomatic representatives there in order to conduct a reevaluation of the relations between Israel and Turkey.— אלי כהן | Eli Cohen (@elicoh1) October 28, 2023