Ky është i dyshuari që tentoi ta dhunojë të dashurën e tij, ndalohet për 48 orë

Ky është i dyshuari që tentoi ta dhunojë të dashurën e tij, ndalohet për 48 orë

Një rast i rëndë dyshohet të ketë ndodhur në një motel në fshatin Shkabaj të Obiliqit. Në orët e para të së premtes, një person është arrestuar nën dyshimet se ka tentuar ta dhunojë seksualisht të dashurën e tij.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Besnik Jerliu, 47-vjeçar.

E gjithë ngjarja u zbulua pas denoncimit të pronarit të motelit ‘Venecia’, i cili njoftoi Policinë se i dyshuari dhe viktima ishin përfshirë në një sherr.

Sipas informacioneve të para, Jerliu derisa ishte në gjendje të dehur, ishte kapur me të dashurën e tij e më pas kishte tentuar që me dhunë të kryejnë marrëdhënie seksuale me të.

Të njëjtat burime thonë se gjithçka dyshohet se kishte ndodhur pasi viktima e kuptoi se burri me të cilin kishte krijuar lidhje dashurie, qe disa vjet është i martuar.

Debati mes tyre derisa ishin bashkë në motel eskaloi dhe kulmoi me tentativën e të dyshuarit për dhunimin e të dashurës së tij – lidhje kjo jashtëmartesore.

Ndaj Jerliut, pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të iniciohet rasti si “Dhunim në tentativë”.

Related Articles