Ish-zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence, është tërhequr nga gara për president më 2024.
Ai njoftoi për lajmin të shtunën në mbrëmje në Las Vegas.
“Gjithmonë e kemi ditur se kjo do të ishte një betejë e vështirë, por nuk jam pishman”, ka cituar agjencia “Associated Press” të ketë thënë Pence.
64-vjeçari nuk ishte favorit në garë. Ai humbi mbështetjen e shumë votuesve republikanë kur ndau publikisht rrugët me ish-presidentin Donald Trump, lidhur me trazirat e 6 janarit të 2021-s në Capitol.