Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka drejtuar akuza ndaj opozitës për “dyftyrësi”.
“Dyfytyrësi e thellë opozitare. “E pranuat Asociacionin pa njohje” po na thonë të njëjtit që atë e nënshkruan dy herë dhe e ratifikuan në Kuvend”, tha Çeku përmes një postimi në Facebook.
“E gjatë dhe e mundimshme do të jetë rruga për sanimin e dëmeve që ia keni shkaktuar Republikës, por nuk do të heqim dorë”, përfundoi ai.