Një ngjarje e rëndë ka tronditur sonte Vushtrrinë, ku një person u vra dhe dy të tjerë mbetën të plagosur. Ndërkohë Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkohë që njëri nga të plagosurit ndodhet në gjendje të rëndë.
Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se dy personat që morën plagë nga arma e zjarrit po trajtohen në këtë qendër.
Për rastin në fjalë, kryeprokurori Ismet Ujkani ka dhënë detaje për Sinjalin.
“Prokurori kujdestar në koordinim me Policinë po merren me rastin. Po ndërmerren veprime për ndriçimin e rastir. Ekzaminimet në vendin e ngjarjes janë kryer, tash po vazhdohet me veprime të tjera”, tha Ujkani.