Dy personat e plagosur me armë zjarri në Vushtrri janë duke u trajtuar në QKUK.
Gazeta ka kontaktuar edhe mjekun kujdestar në Emergjencë. Avdush Bajogora, i cili ka konfirmuar se janë duke u trajtuar dy persona duke mos dhënë detaje.
Ndërsa, Insadjeri mëson nga burimet brenda Emergjencës se një nga personat e plagosur është në gjendej të rëndë shëndetësore.
“Njëri nga të plagosurit është në gjendje të rëndë. Ndërsa personi tjetër është stabil”, tha burimi.