Një ngjarje e rëndë ka tronditur sonte Vushtrrinë, ku një person u vra dhe dy të tjerë mbetën të plagosur. Ndërkohë Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkohë që njëri nga të plagosurit ndodhet në gjendje të rëndë.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se personi i cili mbeti pa shenja jete është Fatos Zenuni.
Ndërsa personat e arrestuar që dyshohen ta kenë kryer krimin janë:
Jetmir Sinani;
Edin Beka.
Për rastin në fjalë, kryeprokurori Ismet Ujkani ka dhënë detaje për Sinjalin.
“Prokurori kujdestar në koordinim me Policinë po merren me rastin. Po ndërmerren veprime për ndriçimin e rastir. Ekzaminimet në vendin e ngjarjes janë kryer, tash po vazhdohet me veprime të tjera”, tha Ujkani.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata