Ndeshja mes Marseille dhe Lyon që ishte planifikuar për t’u luajtur këtë të djelë në orën 20:45 është shtyrë.
Shkak i këtij vendimi është bërë sulmi me gurë i tifozëve të Marseille ndaj autobusit të skuadrës së Lyon-it, ku mbetën të plagosur dhe të gjakosur në fytyrë trajneri Fabio Grosso dhe ndihmësi i tij Raffaele Longo.
Lojtarët u tronditën dhe panë disa copëza xhami që binin si shi brenda autobusit, por deri më tani nuk raportohet për lojtarë të lënduar.
Ndërkohë që Grosso dhe Longo ndodhen në spital, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme, delegati i ndeshjes ka vendosur shtyrjen e saj.