Robert Lewandowksi shfaqi saktësinë e tij vdekjeprurëse në një seancë stërvitore përpara ndeshjes hapëse për Poloninë në Grupin E, duke lënë një tifoz me telefon të thyer, raporton Gazeta Enigma.
Losjtari 32-vjeçar, i konsideruar nga shumë si sulmuesi më në formë në futbollin botëror, vjen në garën e kësaj vere me një sezon tjetër të frytshëm në Bayern Munich.
Ai shënoi 53 gola në 47 ndeshje për klubin dhe kombëtaren, duke thyer rekordin e Gerd Muller në Bundesliga, pasi ka shënuar 41 gola në vetëm 29 ndeshje në kampionat.
Me sulmuesin me përvojë në formën e tij jetësore, Lewandowski pritet edhe një herë të përfshihet në golat për skuadrën e Paulo Sousa në turneun e kësaj vere.
Dhe duket se saktësia e tij është akoma në pah pas një sezoni kaq të gjatë, me një video që u publikua në rrjetet sociale, derisa lojtari arriti të godiste saktë në dorën e një tifozi, e që i hoqi telefonin. /Gazeta Enigma/