Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë së Rumanisë, i dyshuar si kreu i një grupi që merret me trafikimin e drogës.
Bashkë me të u arrestua edhe një rumun.
Në aksionin anti-drogë u kapen katër kilogramë heroinë dhe 10 kokainë, e cila kap shifën e 880 mijë eurove.
Sipas policisë, narkotikët u zbuluan brenda një veture në një fshat afër kufirit me Bullgarinë, të quajtur Teleorman, përcjell Klankosova.tv
Shqiptari, emri i të cilit nuk u bë i ditur, e kishte kontraktuar një shtetas nga Mali i Zi, për të kryer transportin e drogës nga Shqipëria.
Ndërkaq, rumuni do e blinte për ta shitur më pas në doza të vogla.
Grupi kriminal u zbulua pas hetimeve të kryera nga ana e strukturave të inteligjencës.
Mediat rumune raportojnë se shqiptari ishte arrestuar edhe më herët, po ashtu për trafik droge.
I njëjti ishte dënuar me arrest shtëpiak.
Gjatë kësaj kohe ai iu rikthye sërish trafikut të lëndëve narkotike duke riorganizuar grupin për të futur kokainë dhe heroinë në territorin rumun.