Gerhard Progni fiton gjyqin në FIFA ndaj Llapit, klubi kosovar i detyrohet 5 paga futbollistit shqiptar

Gerhard Progni fiton gjyqin në FIFA ndaj Llapit, klubi kosovar i detyrohet 5 paga futbollistit shqiptar

Sulmuesi shqiptar, Gerhard Progni i cili skëlqeu në Superligën e Kosovës në futboll në stinoret e fundit, ka fituar gjyqin në FIFA me skuadrën e Llapit.

Progni u transferua tek skuadra e Tahir Batatinës në qershor të vitit 2022, por aventura e tij nuk zgjati shumë – pasi lojtari në sezonin pranveror, më saktë në prill të vitit 2023 u largua nga KF Llapi, në atë kohë për arsye të paqarta.

Megjithatë, futbollisti pas largimit ka vendosur që t’i drejtohet FIFA’s, për pagat e prapambetura nga klubi i Llapit.

Sipas burimeve të ‘GazetaBlic Sport’, Progni nuk kishte marrë pagë në disa muaj tek KF Llapi, e më pastaj çështja e tij pas largimit shkoi në FIFA, ashtu siç është rregullorja për lojtarët që llogariten të huaj.

Rasti i Prognit me KF Llapin është zgjidhur tashmë nga ana e FIFA’s që ka dhënë verdiktin në favor të lojtarit. Futbollisti ka fituar gjyqin ndaj KF Llapit me 7 shtator, 2023. Klubi i Llapit i detyrohet Prognit me pagesën e pesë pagave (periudhat shkurt-qershor) dhe një kësti.

Sipas burimeve jozyrtare, klubi i Llapit ende nuk ia ka paguar pesë pagat futbollistit nga Shqipëria, Gerhard Progni…

Related Articles