Është hapur për kalim kufiri nga Gaza për në Ragfaj të Egjiptit. Në minutat e fundit porta është hapur dhe aty po kalojnë makina.
BBC më herët ka raportuar se një marrëveshje u ndërmjetësua nga Katari për të lejuar disa njerëz të dilnin nga Gaza, në koordinim me ShBA-në.
Britania e Madhe më herët kishte deklaruar se beson që kalimi në Rafah nga Gaza mund të hapet sot, për të lejuar qarkullimin e njerëzve të lënduar.
Tani, ka raportime se Katari ka ndërmjetësuar për të lejuar disa njerëz të largohen nga Gaza.
Agjencia e lajmeve Reuters thotë se Katari ka krijuar bisedime midis Egjiptit, Izraelit dhe Hamasit, në koordinimin me SHBA-në.
Marrëveshja do të lejonte disa persona të plagosur rëndë dhe disa mbajtës të pasaportave të huaja, të dilnin nga Rripi i Gazës, shkruan BBC.