Krasniqi: Regjistrimin e popullsisë po e pamundëson kryeministri i vendit

Krasniqi: Regjistrimin e popullsisë po e pamundëson kryeministri i vendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se regjistrimin e popullsisë është duke e pamundësuar kryeministri Albin Kurti.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se mosveprimi i Qeverisë është shkelje ligjore.

“Sot është dashur të filloj regjistrimi i popullsisë në Kosovë, edhe pse me vonesë të madhe. Por, siç e kam thënë publikisht me 5 korrik, me 24 gusht dhe shumë herë të tjera deri sot, regjistrimin e popullsisë po e pamundëson Kryeministri Kurti”.

“Përveç që e ka politizuar skajshëm me ndërhyrje partiake Agjencinë e Statistikave të Kosovës, si dhe ka humbur kontrollin faktik në pjesën veriore të vendit, Kryeministri i di mirë shifrat e larta të qytetarëve që e kanë lëshuar Kosovën, prandaj po frikësohet nga zyrtarzimi i tyre. Përtej paaftësisë qeverisëse, ky (mos)veprim i Qeverisë është edhe shkelje ligjore!”, ka thënë Krasniqi.

Related Articles