Ish-hetuesi i policisë, Muhamet Mujaj, deklaroi se shumica e policëve do ta lënë punën nëse nuk realizohen kërkesat e tyre nga ana e qeverisë.
Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai vlerësoi se kërkesat elementare e jetësore për policë nuk janë realizuar asnjë.
“Nëse nuk bëhen, kam një bindje shumë të madhe se do të largohen nga policia. Unë vet kam biseduar me policë të njësisë speciale, me të njësisë elitare, policë të cilët janë krenari e këtij vendi”.
“Është krenari të kesh pjesëtarë të tillë në institucion. Policia e Kosovës është institucion që është ndërtuar me parime bashkëkohore dhe është një prej policive më të mira në rajon e edhe më gjerë”.
“Në këtë formë, nëse nuk trajtohen kërkesat e tyre, do të ndikojë që shumica e policëve të detyrohen ta lënë policinë”, deklaroi Mujaj.