Arben Gashi, shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës,në seancën e sotme të kuvendit ka kërkuar që menjëherë të plotësohen kërkesat e minatorëve grevistë dhe policëve elitarë që protestuan dje, raporton Gazeta Enigma.
Gashi ka kritikuar edhe deklaratat e qeveritarëve lidhur me të ardhurat e njësisë elitare.
“Çka është ky mentalitet. Ata janë njësi elitare, kërkesa e tyre është minimaliste dhe duhet të plotësohet menjëherë. Mos u mundoni me i denigru se i kanë marrë kah 2200 euro. Kanë nejtë në pikë luftarake, ka 24 orë. A e dini çka dmth ajo punë? Jeta e tyre çdo sekond ka qenë e rrezikume. I kanë 10 mijë euro pajisje, shih ti. 10 mijë euro pajisje. Çfarë pajisjesh? Armatim janë ato. Nuk janë pajisje të tyre private. Nuk i çojnë në shtëpi ata ato pajisje. Çka është ky mentalitet kështu. I denigrimit të gjithçkafit që është kërkesë e ndryshme. Një kërkesë minimaliste. Prandaj kërkoj në mënyrë urgjente që kërkesat e minatorëve dhe të njësive elitare të realizohen menjëherë, sepse nuk ka asgjë politike aty. Absolutisht asnjë sen. Mos shihni kësi fobi”, ka thënë ai.