Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka publikuar një video në rrjetin social ‘tik-tok’ ku një aktivist i partisë që drejton Dardan Molliqaj iu është afruar deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në sheshin qendror të Prishtinës teksa pinin kafe dhe iu ka kërkuar llogari për pranimin e Asociacionit.
Personi që incizon videon dëgjohet teksa i thotë deputetit Mefail Bajqinovci, Arbër Rexhaj e Artan Abrashi “a s’po iu vjen marrë që e keni pranu Zajednicën”.
“S’keni lanë njeri pa i thanë serbofil, e hajn e tradhtar e spiun, tash s’po folni”, iu drejtohet të tre deputetëve të VV-së.
Aty afër ka qenë edhe shefja e Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari-Lila bashkë me disa deputetë të tjerë të partisë.
@natyrakuci #kosovo #diaspora #qeveriakurti #qeveria #natyrakuci #opozita #opozitaevërtetë #opozitaevetme #psd #psdtiktok #mimozakusari #qeveriakurti2 #socialdemokratet #zajednica #asocacioni ♬ original sound – Natyra Kuçi