Gjendet i varur një person në objektin e biznesit te tij në Mleqan të Malishevës

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Malishevës, Sheremet Elezaj ka konfirmuar se një person i moshës madhore është gjetur i varur në një objekt në fshatin Mleqan të Malishevës.

Elezaj ka thënë se personi është gjetur i varur në objektin e biznesit të tij dhe se prokurori tashmë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren veprimet e nevojshme.

“Kemi pranuar informatën që një person është gjetur i varur në objektin e biznesit të tij në fshatin Mleqan. Prokurori publik ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë veprimet e nevojshme”, ka thënë ai.

Elezaj ka thënë se viktima është mashkull i moshës madhore megjithatë s’ka dhënë informacione të tjera.

Related Articles