Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, sot pret në takim Raportuesen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dora Bakoyannis.
Takimi pritet të fillojë prej orës 11:30.
Bakoyannis është takuar dje gjatë ditës me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ku kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.
Osmani e njoftoj Raportuesen Bakoyannis se Kosova është e përkushtuar që t`i përmbushë të gjitha standardet e Këshillit të Evropës për anëtarësim.
Ajo gjithashtu është takuar edhe me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.