Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në fjalimin e tij në Kuvend ka kritikuar qeverisjen Kurti, gjersa kërkoi të dijë nga ai pse u vonua për në seancë, kur vet e ka caktuar kohën.
Gjatë fjalimit të tij në Kuvend, Krasniqi tha se është vështirë të dinë “a me qesh, a me qajt”, kur 10 vjet më vonë Kurti po e mbron Zajedicën.
“Një dekadë e humbur….duke mashtruar… Është vështirë me ditë a me qajtë a me qesh…”, tha ai.
Pas fjalimit të Kurtit i cili kërkoi ta dijë si ia kanë bërë LDK e PDK që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nënshkruante marrëveshjet me ta, Krasniqi iu drejtua duke i thënë “a u qetësove kryeministër, se më bëre marak”.