Deputeti i pavarur, Haki Abazi, tha sot para deputetëve të Kuvendit të Kosovës se nuk ka torturë më të madhe se me dëgju ligjërime për marrëveshjet e së kaluarës për Demarkacionin, Asociacionin.
Abazi pati edhe një gjëegjëzë për “ata që kanë kartelën e LVV-së”.
“Si quhet një gjë që është vet-menaxhim sipas pikës 7 të marrëveshje e ndërlidhur me pikën 10”, pyeti deputeti.
“E tmerrshme… A e dini se ku keni ra…. keni ra në pamundësi për të argumentuar në fakt se çka po ndodhë…”, u shpreh Abazi.
Ai po ashtu përmendi deklaratat e mëhershme se janë serbofil kryeministrat që pranojnë Asociacionin.
“Serbofil janë kryeministrat që pranojnë Asociacionin, çka je sot kryeministër? A je serbofil”, u shpreh Abazi.