Skuadra e Dukagjinit ka mposhtur Dritën në ndeshjen e sotme në Klinë, në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.
Ekipi i Dukagjinit që e nisi ndeshjen me shumë ndryshime në formacion, arriti ta mposht Dritën me rezultatin 1-0.
“Ne tentuam në pjesën e parë, por në pjesën e dytë menjëherë shkaktohet penalltia. Krijuam disa raste, po krijojmë – por nuk po shënojmë, ky është problemi. Ndaj Ballkanit kishim 5-6 raste, sot poashtu. Duhet të përmirësohemi në aspektin mental”, tha Vavalis për Art Sport1.
“Më e rëndësishmja është tani pjesa psikologjike, duhet të fitojmë që të rikthehemi”, përfundoi ai.