Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme.
Sipas IHMK-së, moti do të jetë kryesisht i vranët dhe intervale me diell.
Temperatura minimale parashihet të jetë tre gradë Celsius, ndërkaq maksimalet do të jenë 22 gradë Celsius.
“Në fushat barike parashihet të ketë rritje graduale, duke i kaluar vlerat e normales ,deri ditën e premte, ku serish, do të të ketë rënie, duke krijuar kushte pë reshje shiu në viset e ulëta , derisa në viset me lartësi mbidetare mbi 2000m reshjet e shiut parashihen të shndërrohen në fjolla bore”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
-E hënë- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.
E martë – Mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditësparashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.
E mërkurë- Do të mbajë mot kryesisht i vranët.Vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16gradë Celsius.
E enjte-Mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.Në fushat termike nuk parashihet të ketë ndyshime, pasiqë do të regjistrohen temperaturat editës paraprake,përveç minimaleve të cilat parashihen të jenë më të ulëta. Minimalet 3-5 gradë Celsius, mdërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius.
E premte- Mot i vranët dhe me intervale me diell.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius. Sot gjatë orëve të vona pritet të ketë reshje shiu të cilat më të theksuara priten në veriperendim të Dukagjinit, derisa pjesë tjera të territorit do të ketë më pak reshje.