Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci kanë pritur në takim Drejtorin Ekzekutiv të kompanisë së mbrojtjes ”Baykar”, Haluk Bayraktar, i cili po shoqërohej nga ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.
Gjatë takimit Kurti dhe Bayraktar thuhet se diskutuan edhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit.
Në zhvillimin e kapaciteteve luftarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, cilësohet të ketë ndikuar edhe bashkëpunimi me kompaninë turke ”Baykar” dhe Qeverinë e Republikës së Turqisë me të cilën kanë bërë blerjen e dronëve TB2 dhe pajisjet e tjera ushtarake.
Tutje Kurti uroi Bayraktarin për medaljen “Shërbim të Shquar”, me të cilën u dekorua sot nga ministri, Maqedonci.