Izraeli do të ketë “përgjegjësinë e përgjithshme të sigurisë” në Gaza për një “periudhë të pacaktuar” pas përfundimit të luftës, pohoi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.
Gaza duhet të qeveriset nga “ata që nuk duan të vazhdojnë rrugën e Hamasit”, tha Netanyahu, para se të shtonte, “unë mendoj se Izraeli, për një periudhë të pacaktuar, do të ketë përgjegjësinë e përgjithshme të sigurisë sepse ne kemi parë se çfarë ndodh kur nuk e kemi atë”.
Kryeministri përsëriti gjithashtu se Izraeli nuk do të lejojë një armëpushim të përgjithshëm derisa të gjithë pengjet të lirohen nga Hamasi, raporton CNN.
Megjithatë, Netanyahu tha se ishte i hapur për pauza të shkurtra që do të ndodhnin.
Netanyahu trajtoi gjithashtu rolin e Iranit dhe Hezbollahut në konflikt, duke i paralajmëruar ata të mos përfshiheshin më shumë.
“Unë mendoj se ata e kanë kuptuar se nëse hyjnë në luftë në një mënyrë domethënëse, përgjigja do të jetë shumë, shumë e fuqishme dhe shpresoj që ata të mos e bëjnë atë gabim”, tha Netanyahu.