Ballkani dominon Astanan në Kazakistan, merr një pikë shumë të rëndësishme

Ballkani dominon Astanan në Kazakistan, merr një pikë shumë të rëndësishme

Përfundon ndeshja Ballkani – Astana 0 me 0 në Kazakistan.

Skuadra kosovare ka siguruar një pikë në udhëtim, me rezultatin përfundimtar që ishte 0 me 0.

Ishte një paraqitje shumë e mirë nga futbollistët e kampionit të Kosovës, duke dominuar në vazhdimësi rrjedhën e ndeshjes.

Nazmi Gripshi dhe Almir Kryeziu kishin rastet më të mira për gol, por që rrjeta kundërshtare në fund mbeti e paprekur.

Në përgjithësi ishte një paraqitje shumë e mirë nga të drejtuarit e Ilir Dajës, të cilët tashmë kanë pikë të barabarta me Astanan në vendet 2 dhe 3.

Related Articles