Disa vende kanë bërë thirrje për një armëpushim në konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza.
Por, Britania e Madhe, ShBA-ja dhe BE-ja janë ndër ato vende që nuk kanë bërë thirrje për një armëpushim.
Pak më herët, ShBA-ja tha se Izraeli në vend të armëpushimit do të fillonte, pauza ditore katërorëshe në luftimet në zonat e Gazës veriore, shkruan BBC.
Por, cili është dallimi mes armëpushimit dhe pauzës humanitare?
Krahasuar me një armëpushimin, pauzat humanitare priren të zgjasin për periudha më të shkurtra kohore, ndonjëherë vetëm disa orë.
Ndërkaq, armëpushimet synojnë të jenë afatgjata dhe shpesh synojnë të lejojnë palët të përfshihen në dialog, duke përfshirë mundësinë e arritjes së një zgjidhjeje të përhershme politike.