Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se do të jetë në Paris më 11 nëntor në Forumin për Paqe me rastin e Ditës së Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore dhe se do të takohet me presidentin francez, Emmanuel Macron.
Ai ka folur edhe rreth asaj se a do të ketë bisedime për dialogun Kosovë-Serbisë.
“Është një konferencë vjetore e paqes më 11 nëntor, në ditën e armëpushimit dhe presidenti francez Macron po e organizon. Besoj se do të kem një takim me të. E di që ka pasur disa ide të tjera në lidhje me Prishtinën, por nuk kam asnjë konfirmim deri tani apo diçka të tillë”, tha Vuçiq.
Për të njëjtën ngjarje atje tashmë ka shkuar për të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.