Braho: Pranimi i Asociacionit nga Kurti është interpretim i opozitës, ai e di se Vuçiq nuk e nënshkruan

Braho: Pranimi i Asociacionit nga Kurti është interpretim i opozitës, ai e di se Vuçiq nuk e nënshkruan

Analistja Alisa Braho tha se Vuçiq nuk do të nënshkruajë asgjë, aq më pak para zgjedhjeve.

Sipas saj, Kurti është duke manipuluar për faktin se e di “që Vuçiq nuk do të nënshkruajë asgjë”.

“Nga ana tjetër Vuçiq ka vendosur se s’do të firmosë asgjë, ne e kemi të qartë e kemi parë në Ohër në Bruksel, është një histori e cila përsëritet. Më duket se Kurti e ka kuptuar këtë gjë, edhe tani gjithçka që tani është duke bërë rreth e përçark për të mos e firmosur është shou dhe për hir të së vërtetës nuk e dëmton Kosovën, se në fund do të shikojmë interesin final”.

“Për aq kohë sa është duke manipuluar me faktin që e di shumë mirë që Vuçiq nuk do të firmosi asnjë gjë as para zgjedhjeve e as pas zgjedhjeve, aq më pak përpara zgjedhjeve. Por diçka tjetër që është shumë e rëndësishme që duhet nënvizuar është sepse po bëhet si fakt i kryer dhe ne paskemi humbur 10 vite përpara saj, askush nuk ka thënë që kjo është një gjë e mirë për Kosovën…”, tha Braho në Pressing në T7.

Related Articles