Alp Morina nga Lumishta e Malishevës është diagnostifikuar me një sëmundje të rëndë.
Alpi ka 1 vit e gjysmë dhe vuan nga leukemia akute.
Ai është hospitalizuar në Klinikën e Pediatrisë në QKUK, teksa gjendja e tij është e rënduar.
Familjarët janë duke kërkuar ndihmë për trajtimin mjekësor të tij, jashtë vendit.
Mjekimi kushton afr 250 mijë euro, teksa ku Fondi i Sigurimeve Shëndetësore të Republikës së Kosovës ka lëshuar fletëgarancionin për mbulimin e shumës 81,750 euro.
Familja ka hapur një fond ku ftojnë njerëzit e vullnetit të mirë që të kontribuojnë.
Ky është njoftimi i plotë:
Apel për ndihmë!
Alp (Liridon) Morina, nga fshati Lumishtë komuna Malishevë, mosha 1 vit e gjashtë muaj, është diagnostifikuar me Leucemi Acute Lymphoblastica , tash e sa kohë i hospitalizuar në Kliniken e Pediatrisë, reparti i Hemato-Onkologjisë në QKUK.
Pas përpjekjeve të shumëta të doktorëve, sëmundja i është përkeqësuar, me ç’rast është udhëzuar nga doktorët për dërgim urgjent jashtë vendit për trajtim. Alpi është dërguar në Stamboll të Turqisë në Spitalin EMSEY, ku pas ekzaminimeve shtesë është shtrirë për trajtim!
Mjekimi intensiv në të gjitha fazat kushton afër 250.000 €, ku Fondi i Sigurimeve Shëndetësore të Republikës së Kosovës ka lëshuar fletëgarancionin për mbulimin e shumës 81,750€, të cilët i falënderojmë shumë.
Shumën prej 170,000 € që duhet ta sigurojmë, është e papërballueshme për familjen.
Duke shpresuar në ndihmën e Zotit të Plotëfuqishëm dhe vullnetin e mirë të njerëzve, po ju drejtohemi me këtë lutje të gjithëve të na ndihmoni për shërimin e Alpit, që t’ia mundësojmë t’i kthehet jetës, si bashkëmoshatarët e tij.
Ju falënderojmë secilin paraprakisht, Zoti ju dhashtë mirësitë e tij në familjet tuaja.
Bashkangjitur janë të gjitha dokumentet e djalit dhe konto bankare.
Zoti ju dhashtë begati pafund!
Logaria bankare:
Për Kosovë
_______________________________
Liridon Morina
2023000131798675
TEB Banka
_________________________________
Për diasporë
__________________________________
Beneficiary: Liridon Morina
Address: Lubizhdë, Malishevë, Kosovo
SWIFT: TEBKXKPR
IBAN: XK052023000131798675
Clearing number:2038
Bank: TEB Bank Kosovo
Bank address: Agim Ramadani 15, Pristina, Kosovo