Rrahen mes vete vajzat e dy shkollave në Prishtinë

Rrahen mes vete vajzat e dy shkollave në Prishtinë

Një rrahje ka ndodhur sonte rreth orës 19.00 në mes të disa vajzave të mitura të dy shkollave të mesme në Prishtinë.

Sipas qytetarëve, të cilët kanë dërguar edhe video në KosovaPress, rrahja ka ndodhur në mes të nxënëseve të shkollës së mesme e lartë profesionale “Shtjefën Gjeqovi” dhe atyre nga shkolla e mesme ekonomike “Hoxhë Kadri Prishtina”.

Rasti ka ndodhur afër shkollës “Shtjefën Gjeqovi”, pas një mos marrëveshjeje mes dy grupeve të nxënëseve dhe më pas rrahja ka vazhduar në rrugë.

Related Articles