Gazetari izraelit njofton për masa strikte sigurie për lojtarët edhe brenda hotelit

Gazetari izraelit njofton për masa strikte sigurie për lojtarët edhe brenda hotelit

Ekipi kombëtar i Izraelit mbërriti dje pasdite në Kosovë, teksa në aeroportin e Prishtinës kishte masa të rrepta sigurie.

Masat e tilla të sigurisë po vazhdojnë edhe në hotelin ku po qëndron ekipi izraelit. Të njëjtat do të vazhdojnë nesër në seancë stërvitore, gjatë ndeshjes, e deri te momenti i largimit të izraelitëve nga shteti ynë.

Gazetari nga mediumi izraelit “Sport5”, Moti Pashkatsky, i cili ndodhet në kryeqytetin e Kosovës, ka njoftuar për disa prej udhëzimeve të sigurisë, të cilat u janë bërë të qarta delegacionit që ka udhëtuar nga Izraeli.

Udhëzimet janë këto: nuk ka dalje nga hoteli, një kat i kontrolluar me roje sigurie që patrullojnë, dhoma e ngrënies së kuzhinierit Eitan Mizrahi, që shkoi me ekipin, është e siguruar dhe e mbyllur për pjesën tjetër të mysafirëve ndërsa policët qëndrojnë në hyrje me armë të gjata.

Kujtojmë se ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit do të zhvillohet të dielën, me fillim prej orës 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kjo ndeshje i takon kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Në fakt, kjo ndeshje ishte e paraparë që të zhvillohej më 15 tetor, por që u shty për 12 nëntor shkaku i konfliktit të Izraelit me Hamasin. 

Related Articles