Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se populli i Kosovës është përjetësisht falënderues ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kështu ka thënë Haradinaj me rastin e 11 nëntorit, Ditës së Veteranit në ShBA.
“Me rastin e 11 Nëntorit – Ditës së Veteranit, përkujtojmë guximin dhe sakrificën e veteranëve të luftës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne, populli i Kosovës i jemi përjetësisht falënderues për shërbimin e tyre, shërbim i cili ndihmoi lirinë dhe paqen në botë, por sjelli lirinë edhe në Kosovë. Heronjtë amerikanë janë edhe heronj të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.