“Mos bëni dasma për kur*a”, kështu ishte një nga këshillat që hoxha Bedri Halili në xhaminë “Sheikh Zayed” në Vushtrri kishte dhënë për xhematin në një ligjeratë.
Për të dhënë detaje mbi këtë deklaratë, ekipi i Gazetës Insajderi i përbërë nga gazetarja Dijellza Preniqi dhe kameramani Albert Bislimi dje shkuan në Vushtrri.
Ndonëse biseda fillestare me hoxhën shkoi mirë, me tu përmendur deklarata e tij ai filloi të shante e ofendonte gazetaren e Insajderit. Përpos kërcënimeve i njëjti kishte ushtruar forcë duke e kapur nga krahu gazetaren e duke e shtyer në 1 metër distancë.
Hoxhë Bedri Halili në opinion njihet për deklaratat e tij skandaloze.
Në një video të publikuar në rrjete sociale ai kishte thënë se sot po bëhen dasma për kurva, duke fyer gruan dhe vajzën shqiptare.
Kjo deklaratë e tij ka nxitur reagimin e shumë komentuesve të cilët shprehen të revoltuar me mendimin dhe fjalorin e hoxhës në fjalë.
Një deklaratë të tillë e kishte dhënë në prill të këtij viti para xhematit të tij. Ai kishte thënë se “nuk duhet me mësu anligshten dhe frengjishten, sepse kanë ba zullum në njerzim edhe në myslimanë”.