Egbo: Kemi shumë mungesa por jemi në rrugë të mirë

Egbo: Kemi shumë mungesa por jemi në rrugë të mirë

Trajneri i Prishtinës, Emmanuel Egbo, ka deklaruar se skuadra ka shumë mungesa, por me kthimin e tyre, Prishtina do të jetë shumë e fortë.

Prishtina barazoi 2:2 në Prizren me Lirinë të shtunën.

“Përgëzoj çunat sepse janë munduar ta mbajnë rezultatin. Ne kishim raste për të fituar. Kemi 7-8 mungesa dhe nuk kemi shumë organikë në skuadër. Megjithatë, kishim mundësi të fitonim ndeshjen me rastet që kishim. Këtë ndeshje do të mund ta mbyllnim në pjesën e parë pas rasteve të shumta. Nuk kemi rrugë tjetër, besoj se do të kthehemi te rezultatet e mira kur të kthehen mungesat që kemi. Jemi në rrugën e duhur”, ka thënë Egbo për “ArtMotion”.

Related Articles