Lojtarët e Egnatias në lot, trupi i pajetë i Dwamenës niset drejt spitalit të Durrësit

Lojtarët e Egnatias në lot, trupi i pajetë i Dwamenës niset drejt spitalit të Durrësit

Sulmuesi dhe kapiteni i Egnatias, Raphael Dwamena humbi jetën pasditen e të shtunës, pas një ataku kardiak që pësoi ndërkohë që po luhej ndeshja ndaj Partizanit.

28-vjeçarit iu dha me shpejtësi ndihma mjekësore dhe u dërgua me ambulancë në spitalin e Kavaës, ku edhe ndërroi jetë si pasojë e një sulmi të dytë kardiak, që rezultoi edhe fatal.

Menjëherë pasi morën lajmin, një pjesë e mirë e futbollistëve të Egnatias nxituan për në spitalin e Kavajës, teksa shfaqen mes lotësh, në momentin që trupi i shokut të tyre të skuadrës dërgohet për në morgun e spitalit të Durrësit, ku edhe do të kryhet autopsia, për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Linku:

https://www.supersport.al/wp-content/uploads/2023/11/YouCut_20231111_190832942.mp4?_=1

Related Articles