Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se shtetet e Ballkanit Perëndimor e kanë vendin në BE.
Ai kështu u deklarua në platëformën X derisa e postoi një fotografi familjare nga takimi i ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor me ata të BE-së.
“Kryesimi i takimit ministror BE – Ballkani Perëndimor këtë mbrëmje me 6 ministrat e rajonit”.
“Ne duam të avancojmë integrimin e rajonit në vendimmarrjen tonë, duke përfshirë politikën e jashtme dhe të sigurisë – tashmë përpara anëtarësimit”.
“Vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE”, ka thënë Borrell.